Lëshohen dokumentet e para të reciprocitetit deri sa të largohen barrikadat në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës deri sa të largohen barrikadat në Veri të vendit

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje në pikat kufitare.

Ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.

“Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

Ndërkaq, pak para mesnatës, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri më datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

Kështu thuhet në njoftimin e qeverisë, ku theksohet se Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje.

“Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendëskryeministrat, Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit.

Qeveria shtyn vendimet, me kusht që deri të hënën të hiqen barrikadat në Veri

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika