Lëshohet alarmi në shumë qytete të Izraelit jugor – ShBA i ndal mbi 100 dronë iranianë

Sirenat janë lëshuar në shumë zona në Izraelin jugor, duke përfshirë Beersheba, Dimona, Nevatim dhe zona të tjera mes një sulmi masiv me dronë dhe raketa iraniane, raportojnë mediat izraelite.

Në mediat ndërkombëtare është raportuar se ShBA dhe Britania i kanë ndalur qindra dronë të depërtojnë në Izrael.

Mbrojtja ajrore izraelite ndalon disa sulme iraniane

Ekipi i CNN në Jerusalem po dëgjon shpërthime dhe sirena, ndërsa përgjimet ndodhin në qiellin e Jerusalemit, raporton Nic Robertson i CNN.

Ndërkaq, nga Irani kanë thënë se sulmi hakmarrës ka përfunduar.

Sipas ekipit të CNN në Jerusalem, ata po shohin dhe dëgjojnë shpërthime në qiell mbi qytet të cilat po vijnë nga drejtime të ndryshme. ”Është e vështirë të dallosh se çfarë është një raketë në hyrje dhe çfarë është një përgjim,” raportoi Nic Robertson i CNN.

“Unë po dëgjoj shpërthime të shumta, të shumta, përsëri të asaj që tingëllon si përgjime. Nuk po dëgjoj zhurmën e goditjeve,” vazhdoi Robertson.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të 20 deri në 30 ndoshta përgjime,” shtoi më tej ai.

Duhet kujtuar se Izraeli ka një sistem ajror mbrojtës të sofistikuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika