Një i burgosur në burgjet e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e vendit ,Vjosa Osmani që të gjithë të burgosurit të amnistohen.
Sipas këtij të fundit ka shumë të burgosur që kanë pritur 20-30 vjet, prandaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ose të falen ose të zvogëlohet përllogaritja e vuajtjes se dënimit.
“Apeloj edhe kërkoj nga ju si presidente e shtetit të Kosovës, që të ndërmerrni masa për të gjithë të burgosurit në Republikën e Kosovës”, ka thënë i burgosuri që është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.
Ai ka vazhduar të kërkojë, “amnisti të përgjithshme ose të zvogëlohet përllogaritja e vitit, të bëhet nga 12 muaj, në 9 muaj siç është në të gjithë Evropën”.
Ndërsa, ai ka ngritur shqetësimin për kushtet e këqija në të cilën janë të burgosurit edhe ka kërkuar që të rregullohet mënyra e komunikimit në burg pasi të burgosurit ju duhet që të komunikojnë me familjet e tyre.