“Let’s do it” të shtunën aksion për ta pastruar Lumbardhin e Pejës

Organizata Let's do it tashmë e një kohë të gjatë zhvillon aksione të ndryshme në Kosovë për pastrimin e vendeve me mbeturina. Shumë djem dhe vajza të reja i bashkohen në mënyrë vullnetare në aktivitetet e kësaj organizate, ndërsa këtë të shtunë do të pastrojnë Lumbardhin e Pejës

Donika Hysen, Mirdon Pacolli dhe Luan Hasanaj





Luan Hasanaj nga organizata “Let’s do it” ishte mysafir sot ne emisionin Drive on D ne Radio Dukagjini me Doniken dhe Mirdonin.

Hasanaj shpalosi detaje nga iniciativa e radhës e kësaj organizate për të pastruar Lumbardhin e Pejës, iniciativë që do të filloj me 24 shtator nga ora 11:00.

E gjithë kjo po mbështetet edhe nga komuna e Pejës.

“Në këtë rast kemi marrrë edhe mbështetjen e komunës së Pejës, të cilët do të jenë aty me ne. Do të jëtë kompania e pastrimit “Ambienti” që do të vjen me makinerinë e saj. Të shtunën lumbardhi nuk do të jetë në atë gjendje që është sot. Do ta transfomojmë atë zonë në një zonë të pastër.”, tha Hasanaj.

Aktivitete të tilla u organizuan edhe ditë me parë për të shënuar Ditën e Pastrimit të Tokës.

Edhe pse kushtet jo të mira atmoferike bënë që të anulohen aktivitetet në shumë komuna, sipas Hsanajt atë ditë vullnetarët e Let’s do it Kosova kanë arritur të largojne 25 deponi ilegale të mbëturinave, duke shënuar kështu një sukses të radhës për pastrimin e Kosovës.

Organizata “Let’s do it” Kosova organizon aksione vullnetare për pastrimin e vendit që nga viti 2011.