Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë 0-0.
Polakët humbën një penallti në vijën e bardhë me Robert Lewandowskin. Goditjen e tij e ndali portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa.
Megjithatë, vazhdimisht Lewandowski i njohur si sulmuesi më i mirë në botë, insistoi për shënim të golës por, pa rezultat.
Të dyja kombëtarwt insistuan në shënimin e golit, madje në minutat shtesë të lojës pati dy përpjekje te të dyjave për realizim të golit, por që nuk ndodhi.
Përfaqësuesja e Meksikës është treguar më kërkuese se Polonia gjatë pjesës së parë, e cila nuk ka regjistruar asnjë gjuajtje të vetme.
Po ashtu, Meksika ka pasur edhe posedimin e topit ndaj Polonisë, që nuk tregoi ndonjë lojë të mirë.
Theksojmë se edhe pas 45 minutave, rezultati ishte 0-0.
Këto dy ekipe janë takuar katër herë në të kaluarën, ku dy ndeshje janë mbyllur baras ndërsa në dy tjera të dyjat kanë nga një fitore. Ndërsa kësaj rradhe Meksika dhe Polonia u përballen në xhiron e parë të grupit C në Kupën e Botës.
Duelin e radhës, Polonia e luan të shtunën kundër Arabisë Saudite derisa Meksika përballet me Argjentinën.