Liberalizimi i vizave mbetet jashtë agjendës së Këshillit Evropian

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimeve të 23 dhe 24 qershorit. Në mesin e pikave kryesore që pritet të diskutohen nuk gjendet tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet se çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Presidenti i KE-së, Charles Michel ka folur për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE-në dhe anasjelltas

Ilustrim

Sytë e kosovarëve janë të kthyer te Samiti i BE-së më 23 qershor me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit Evropian, që do të mbahet pasditen e së enjtes.

Diskutimet do të fokusohen kryesisht te lidhja e BE-së me rajonin dhe rruga evropiane e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Megjithatë, ka gjasa që heqja e vizave ndaj kosovarëve të futet në rendin e ditës.

Kjo pasi në njoftimin e Këshillit Evropian thuhet se, mund të trajtohen çështje specifike të politikës së jashtme.

Ballkani Perëndimor ku bën pjesë edhe Kosova, përmendet si interes i veçantë i KE-së në një video adresim të presidentit të këtij institucioni, Charles Michel.

“Ideja e Komunitetit Politik Evropian mund të forcojë bashkëpunimin dhe të krijojë një Evropë më të sigurt dhe më të begatë. Dhe kjo ide nuk është një zëvendësim për Zgjerimin. Ne do të ringjallim procesin e Zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe do të çojmë përpara integrimin e tyre. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Charles Michel

Më konkret, Michel ka qenë rreth perspektivës evropiane të Ukrainës dhe dy vendeve tjera që kufizohen me Rusinë.

“Tani është koha për të pranuar se e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë qëndron brenda BE-së. Unë do t’ju ftoj t’i jepni statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë. Paralelisht, ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës mbështetje të fortë humanitare, ushtarake, ekonomike dhe financiare”, është shprehur Michel.

Udhëheqësit e Këshillit Evropian pritet t’i takojnë liderët e Ballkanit Perëndimor mëngjesin e së enjtes.

Por, ky samit mund të bojkotohet nga tri shtetet që themeluan iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë biseduar të martën rreth pjesëmarrjes apo jo në këtë takim.

Një vendim pritet të merret të mërkurën, por kryeministri shqiptar, Edi Rama ka lënë të kuptohet se ftesa për pjesëmarrje mund të refuzohet.

“Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”

Edi Rama

Në takimin me KE-në, Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Pasdite, Këshilli do të mbajë takim vetëm me anëtarët e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika