Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një festë të librit e cila pritet të zgjasë për dhjetë ditë dhe do të ketë një mori aktivitetesh

Ilustrim

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë.

Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë “Dukagjini”, një mori aktivitetesh do ta kthejnë një kënd në katin e tretë të “Albi Mall”-it në një pikë tejet atraktive sociale e kulturore.

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”-t dhe i “Albi Mall”-it mbetet që vizitorit a klientit në këtë qendër tregtare t’i ofrohet mundësia që të jetë më afër vlerave kulturore e artistike, me librin në qendër.

“Dukagjini” nuk e trajton librin thjesht si një produkt, por si një vlerë për të cilën shoqëria ka gjithnjë nevojë.

Aktivitetet përcjellëse përgjatë 10 ditëve (nga e premtja e datës 20 janar deri të  dielën e datës 29 janar 2023) do të tërheqin vëmendjen e vizitorit kah libri, duke mos lënë anash argëtimin, lojën dhe shpërblimin.

Lexime të librave për fëmijë, vizatime, kuize, gjëegjëza, aktrim e lojë do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

Hapësirë për lexim e diskutim për librin do të ketë edhe për të rriturit.

Bashkohuni me “BookFest”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika