Liburn Aliu i jep përkrahje Rexhep Selimit në ditën e parë të gjykimit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka dhënë mbështetje bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit, me nisjen e gjykimin ndaj tij dhe tre krerëve të tjerë të UÇK-së

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka dhënë mbështetje bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit, me nisjen e gjykimin ndaj tij dhe tre krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët, ministri Aliu, nuk i ka përmendur me emër.

Aliu, që për shumë vjet ka bashkëvepruar me Selimin në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka publikuar një fotografi të ish-Inspektorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”, ka shkruar Aliu.

Në Hagë, të hënën me 3 prill ka nisur gjykimi për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Gjykimi nis pas më shumë se dy vjet e gjysmë prej kohës kur ata janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika