Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Prishtinë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër i saj, Bedri Hamza dhe sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku janë takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof.
Në këtë takim, Krasniqi thotë se diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
I pari i PDK-së gjithashtu theksoi se në këtë takim fokus ishte rëndësia e bashkërendimit të qëndrimeve të Kosovës me aleatët e saj strategjikë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në”.
“Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi në