Liderët institucionalë kujtojnë presidentin Nishani

Për ndarjen nga jeta të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, liderët institucionalë kujtojnë Nishanin duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ish-Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani si një model të atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shprehur ngushëllime familjes Nishani, në emër të qytetarëve të Kosovës.

”Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”.

”Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!’’, ka shkruar presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Për vdekjen e ish presidentit shqiptar, ka shprehur ngushëllime edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar Nishanin për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër si dhe ka lavdëruar punën e ish presidentit gjatë mandatit të tij.

”Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani”.

”Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar’’, ka shkruar kryeministri.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

I pari i Qeverisë ka shkruar se është mirënjohës ndaj Nishanit për angazhimin e tij në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës.

”Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij”.

Tutje ai ka thënë se ”Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë’’, përfundoi Kurti.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime familjes Nishani pas humbjes së më të dashurit të tyre.

Përmes rrjetit social Facebook, Konjufca ka thënë se lajmin për vdekjen e ish-Presidentit, Bujar Nishani e ka marrë me ”pikëllim të thellë’’.

”Bujari i fitoi të gjitha betejat jetësore me urtësinë, edukatën, zgjuarsinë, përgatitjen dhe atdhedashurinë që e shquanin qenien e tij por, për fat të keq, sot paska humbur luftën kundër sëmundjes së pamëshirshme’’.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

I pari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se në këto çaste dhimbjeje ”bashkëndjejmë me familjen Nishani, bashkëshortën Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, spektrin politik shqiptar, qytetarët dhe institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë’’.

Duke shtuar se do ta kujtojmë përherë kontributin e ”pedagogut dhe politikanit të bujshëm Bujar Nishani, për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi’’, ka thënë mes tjerash Konjufca.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika