Liderët politikë urojnë Kamberin për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së kanë pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, të cilin e kanë uruar për mandatin e ri, dhe është diskutuar për mbështetjen financiare të shqiptarëve në Luginë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së kanë pritur në takim Shaip Kamberin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi dhe nënkryetaren, Ardita Sinani.

Përmes një shkrimi në Faceobok, Abdixhiku ka thënë se në takim është biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale.

“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiakë nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje”, ka shkruar ai.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në takim me kryetarin e PDD-së nga Bujanoci, Shaip Kamberin

Deputeti i LDK-së ka theksuar se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për katër mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i shqyrtojnë së bashku.

Foto nga takimi

“Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndërkaq, Kamberi e ka falënderuar Abdixhikun dhe delegacionin e LDK-së për përkrahjen dhe angazhimin e dhënë për ta përfunduar me fitore betejën tonë politike për përfaqësim parlamentar.

Sipas tij, mbështetja për sensibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës duhet të jetë gjithëpërfshirëse e mbarëkombëtare.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në takim me deputetin në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Gjithashtu, gjatë ditës së mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Kamberin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka falënderuar Kamberin për vizitën, duke thënë se zëri i tij do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, Krasniqi e ka falënderuar për vizitën duke i uruar fat në mandatin e tij të ri në Kuvendin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika