Liderët ndërkombëtarë vazhdojnë ta urojnë kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për pozitën e tij të re.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shkruar një postim në rrjetin social Twitter, lidhur me fitoren e Rishi Sunak për t’u bërë kryeministër.
Biden ka thënë se do të bashkëpunojë me Rishi Sunak si kryeministër, dhe ka premtuar se do të vazhdojnë që së bashku ta mbështesin Ukrainën.
“Së bashku, pres me padurim të përmirësojmë bashkëpunimin tonë për çështje kritike për sigurinë dhe prosperitetin global, duke përfshirë vazhdimin e mbështetjes sonë të fortë për Ukrainën”, ka shkruar Biden në postimin e tij.
Congratulations to Rishi Sunak on becoming Prime Minister of the United Kingdom.
Together, I look forward to enhancing our cooperation on issues critical to global security and prosperity, including continuing our strong support for Ukraine.
— President Biden (@POTUS) October 25, 2022
Krahas Biden, urime ka dërguar edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili e ka përshkruar partneritetin mes Kanadës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si një nga marrëdhëniet më të forta që dy shtete mund të kenë, shkruan BBC-ja.
Njashtu, ai ka thënë se mezi pret të punojë me Sunak për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme globale. Madje edhe Trudeau, e ka përmendur ndihmën për Ukrainën, rregullimin e ekonomisë dhe ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu për zgjedhjen e Rishi Sunak si kryeministër, ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë në një postim në Twitter se, është i gatshëm të vazhdojë forcimin e partneritetit mes Ukrainës dhe Britanisë së Madhe.
Congratulations to @RishiSunak on taking office as 🇬🇧 Prime Minister! I wish you to successfully overcome all the challenges facing British society and the whole world today. I’m ready to continue strengthening the 🇺🇦-🇬🇧 strategic partnership together!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 25, 2022
Tutje, Zelensky ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar ka premtuar miliarda paund ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila po lufton me pushtimin rus.
“Ju uroj të kapërceni me sukses të gjitha sfidat me të cilat përballen shoqëria britanike dhe mbarë bota sot. Jam gati të forcojmë së bashku partneritetin strategjik”, ka thënë Zelensky.
“Fati i konservatorëve dhe vetë Mbretërisë së Bashkuar” në duart e Rishi Sunak