Lideri ‘popullor’ Vuçiq, duke përshëndetur askënd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë udhëtimit në një linjë të re hekurudhore në Serbi, është parë duke ia bërë me dorë askujt, duke pretenduar se është një turmë e mbledhur njerëzish për të festuar linjën e re hekurudhore.

Veprimi i tij është parë si “një nga metaforat më të mira për ndërveprimet politikan-votues që kam parë prej kohësh”, shkruan në Twitter Yugopnik.

Ngjarja ka ndodhur në trenin e ri promovues, i cili ka një shpejtësi prej mbi 180 kilometra në orë, në linjën Beograd – Petrovaradin.

Një postim me një video tjetër nga ai udhëtim kishte bërë edhe faqja e rrjetit social Instagram, Buducnostsrbijea e Aleksandar Vuçiqit, me mbishkrimin e videos, “Për herë të parë në trenin e Stadler, 200 km në orë nëpër Serbi! – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në udhëtimin promovues të trenit të ri të shpejtësisë së lartë “Stadler KISS” në linjën Beograd-Petrovaradin”.

Gjestet e Vuçiq, duke ia bërë me dorë kinse një mase të madhe njerëzish, duke pretenduar se është një “lider i madh”, i cili po përmbush nevojat e qytetarëve të tij, dhe se për këtë ata janë duke e falënderuar, po shihen si një manovër tjetër populiste në prag të zgjedhjeve serbe.

Por, e vërteta që shihet në video qëndron krejtësisht ndryshe. Vuçiq shihet i shoqëruar në tren, ndërsa jashtë trenit, kur ai fillon të bëjë me dorë, nuk ka asnjë njeri në metro, pas pak janë disa njerëz por që asnjëri nuk e përshëndet. Në vazhdim të videos, kur sërish Vuçiq fillon të bëjë me dorë “masës qytetare”, shihen disa njerëz duke ecur në park në një distancë shumë të largët, të cilët as nuk e shohin liderin “fuqiplotë”, duke i përshëndetur.

Zgjedhjet serbe presidenciale dhe për kuvend do të mbahen të dielën e 3 prillit, ndërsa Vuçiq është njëri ndër pretendentët kryesor për president të ri të Serbisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika