Lidhur me aktakuzën e vitit 2019, Nagavci thotë se është e pafajshme

Për aktakuzën e vitit 2019, Arbërie Nagavci ka thënë se çdo veprim i saj i përkiste natyrës politike dhe përpjekjes për të përmbushur detyrat dhe obligimet e pozitës që zotëronte asaj kohe

Ministraj e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që ka dëmtuar apo penguar ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare dhe as që ka shkaktuar ndonjë dëm material, në rastin ku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një deklarim të tillë, Nagavci e ka dhënë në shqyrtimin e dytë, të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përgjatë këtij shqyrtimi, ministrja Nagavci ka thënë se çdo veprim i saj i përkiste natyrës politike dhe njëherësh, përmbushjes së obligimit si deputete, për mbrojtjen e interesit më të mirë të vendit.

“Unë konsideroj ashtu siç e kam thënë në vazhdimësi, unë e kam pasur në posedim sprejin me mbishkrimin “nato sprej” dhe se konsideroj se nuk jam fajtore ashtu siç vërehet edhe nga shkresat e lëndës sikurse edhe nga CD që i kam marrë”, tha Nagavci.

“Sepse në ditën kur kam pasur sprej ka qenë në shqyrtim marrëveshja për demarkacionin, në të cilën ne e kemi konsideruar të dëmshëm dhe ashtu u vërtetua edhe më vonë”, tha tutje ministrja.

Në anën tjetër, prokuroja Merrushe Llugiqi, deklaroi se kjo aktakuzë është konform dispozitave ligjore dhe ka një cilësim juridik adekuat të bazuar në prova.

“Andaj, kërkojmë që lidhje me këtë çështje penale sa i përket veprimeve faktike që janë kryer të vazhdohet të procedohet dhe të refuzohet kërkesa”, tha prokurorja Llugiqi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ngritur më 30 korrik 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nagavci po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuza thotë se më 21 mars 2018, e pandehura Nagavci në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur në posedim sprejin me ngjyrë të gjelbër, me pjesë spërkatëse të zezë me mbishkrimin “NATO American Style”.

Ndër të tjera, në aktakuzë thuhet se gjatë mbajtës se seancave në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku ka pasur hedhje të gazit lotsjellës nga disa deputetë, policia për të parandaluar hedhjen e sërishme të gazit ka kontrolluar në mënyrë fizike nëpër trup të gjithë deputetët.

Mirëpo, përgjatë kontrollit trupor të së pandehurës Nagavci, akti akuzues thotë se asaj i është gjetur dhe sekuestruar spreji i lartcekur, transmeton Betimi për Drejtësi.

Bazuar në këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika