Liga saudite mendon se Messi do t’i bashkohet Ronaldos nëse largohet nga PSG-ja

Liga Pro Saudite po mendon që Lionel Messi pas largimit nga PSG-ja do të arrijë një marrëveshje në Arabinë Saudite për t'iu bashkuar Cristiano Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, foto gjatë ndeshjes miqësore mes PSG-së dhe 11-shes së përbashkët mes dy klubeve saudite Al-Nassr dhe Al-Hilal

Liga Pro Saudite është duke menduar se futbollisti argjentinas, Lionel Messi, mund të transferohet në një nga klubet e Arabisë Saudite, për t’u bashkuar me rivalin e vjetër Cristiano Ronaldo, kur koha e tij në Paris Saint-Germain të ketë mbaruar.

Ai mund të jetë 35-vjeçar, por Messi nuk tregoi shenja të ngadalësimit të karrierës së tij kur fitoi Kupën e Botës për herë të parë muajin e kaluar.

Ylli argjentinas fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë në turne, madje sugjeroi se nuk do të tërhiqej ende nga ekipi kombëtar.

Nuk është çudi që raportet po lidhen me qëndrimin e tij në PSG për më shumë se kontrata e tij fillestare dyvjeçare, e cila do të skadojë në verë.

Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje 2 vjet e gjysmë me vlerë 200 milionë dollarë në vit me klubin Al Nassr, për të cilin, ai bëri debutimin e tij në ligë në një fitore 1-0 ndaj Ettifaq, të dielën.

Ndërsa, Messi është nën kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të këtij sezoni, dhe klubi francez është i prirur të zgjasë marrëveshjen e tij.

Por, zyrtarët e ligës saudite nuk po e fshehin dëshirën e tyre që përfundimisht ta kenë  fituesin e Kupës së Botës të luajë në vendin e tyre. Pasi burimet e ESPN-së bëjnë të ditur se kur të vendosë të largohet, do të ketë klube të Pro Ligës Saudite në radhë për nënshkrimin e tij.

Tifozët e futbollit në kryeqytetin saudit të Riadit përjetuan njëherë ndjenjat se si mund të ishte të kesh të dy superyjet në ligën e tyre vendase kur dyshja u përballën javën e kaluar në një miqësore mes PSG-së dhe një ekipi të zgjedhur saudit të përbërë nga lojtarë nga Al Nassr dhe rivalët Al Hila, e që fitorja i takoi PSG-së me rezultat 5-4.

Sipas mediumit sportiv ESPN, thuhet se klubet saudite do të marrin ndihmë për të nënshkruar me lojtarët më të mirë nga Evropa, pas mbërritjes së Ronaldos në Al Nassr.

Messi mund të presë të fitojë një rrogë në Arabinë Saudite në përputhje me kontratën e madhe të Ronaldos, e cila e ka bërë kapitenin portugez futbollistin më të paguar në botë.

Klubet profesionale saudite lejohen të regjistrojnë shtatë lojtarë të huaj, por kufiri është vendosur të rritet në tetë në një përpjekje për të joshur më shumë lojtarë të huaj në ligë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika