Menjëherë pas Kodit Civil, ligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin është i dyti në listë si mollë sherri mes deputetëve të mazhorancës.
Akoma vazhdon të mos kalojë në lexim të dytë ky projektligj tashmë problematik, duke u gjendur para votave kundër, abstenime e mospjesmarrjeve në votim.
Për fertilizimim e asistuar për gratë që nuk arrijnë shtatëzani të dëshiruar me rrugë natyrore nuk po pajtohen të gjithë deputetët.
Dertin më të madh e kanë me faktin se ligji do të vlente edhe për gratë e pa martuara.
Labinotë Demi Murtezi Deputete – LVV ka thënë se “Për mua personalisht do të ishte shumë logjike që fertilizimi i asistuar mjekësor të shfrytëzohej nga qiftet, pra të kemi donorë homologë për qiftin brenda martesës, jo të kemi donorë hetërologë ngaqë ndjehsmëria është e madhe, në momentin që kemi aplikim heterolog, incesti është I pashmangshëm, në përgjithësi kjo si problem i parë dhe e dyrta e padrejtë për secilin fëmijë qeë vjen nga një donim heterolog, që gjithë jetën e tij ta kalojë duke munduar ta gjejë prindin e tij biologjik, është e papranueshme dhe jo humane. “
Por ndryshe nga kolegeja e tij në grup parlamentar, Haxhi Avdyli thotë se duhet të bëhen kompromise për qiftet që duan të bëhen prindër.
Haxhi Avdyli Deputet – GP LVV ka deklaruar se “Mundësia e dështimit është por besojmë që do të mbizotërojë arsyeja e gjithë deputetëve edhe nga opozita dhe ky ligj do të kalojë. Sepse ka të bëjë me një grup drejtpërdrejt shumë të prekur, të qytetarëve të cilët luftojnë, ta kenë trashëgimtarin e tyre, dhe mendoj që në këtë drejtim duhet ti përkrahim. Edhe me ligjin edhe me krijimin eksuhteve në spitale publike.”
Të ashpër me deputetët që nuk po e votojnë tregohen shoqëria civile të cilët në vazhdimësi përmendin emrat ligjvënësit dhe kërkojnë shkarkimin e tyre.
Leonida Molliqaj-Qika, ka deklaruar se “Ata janë aty për ti mbrojtur të drejtat e grave dhe jo për ti cenuar apo për tiu vendosur kufijë, ne jemi të pakompromis në këtë drejtim, ne mendojmë që Duda Balje duhet të shkarkohet nga komisioni për të drejtat e njeriut, për shkak të deklarimeve t3ë saj një ashtu gjuha e përdorrur nga deputetët e tjerë, s’pranohet, I bëjmë thirrje Glauk KOnjufcës mos ta mbrojë Eman Rrahmanin,”
Për herë të fundit ky projektligj shkoi në kuvend seancës e së enjtes së kaluar, që për shkak të mosvotimit të Eman Rrahmanit nuk pati kourum për procedim.