Ligji për KPM-në, AGK vazhdon kundërshtimin e pushteti mbrojtjen e tij

Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave që u miratua dje nga Kuvendi i Kosovës, po vazhdojnë ta kritikojnë Asociacioni i Gazetarëve dhe juristë të medias. Përmes tij, sipas tyre po tentohet të vihet kontroll i plotë mbi mediat online, kurse nga pushteti thonë se ai është në përputhje të plotë më legjislacionin e BE-së dhe Kushtetutën e Kosovës.

Edhe vet kryekuvendari Glauk Konjufca kishte dyshime një ditë më parë rreth asaj se çka rekomandonte Bashkimi Evropian rreth ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Nuk mundet me kanë pjesërisht, ose është kundër, ose pro, nuk ka pjesërisht”.

Megjithatë, kryetari i Komisionit parlamentar për Media, Valon Ramadani thotë se amendamentet e tij nuk përmbajnë asgjë negative.

Pavarësisht kritikave për mos harmonizim të ligjit me standardet e BE-së, megjithatë Ramadani e thotë të kundërtën.

“Ekspertja e BE-së në raportin që e ka dorëzu, në faqen 39, projektligji është në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian, jemi tu fol për projektligjin nëse ia shtojmë edhe amendamentet ku janë 93”, ka thënë Ramadani.

Projektligji i miratuar të enjten, parasheh licencimin dhe kontrollimin e mediave online që prodhojnë video prej KPM-së, më herët në këtë organ kanë qenë të obliguara që të regjistrohen vetëm mediat audio-vizuale.

Sipas këtij projektligji, mediat që funksionojnë si organizata joqeveritare do të duhen të hapin kompani që t’i plotësojnë kushtet e licencimit nga KPM-ja.

Po ashtu, mediat duhet të marrin leje prej KPM-së në rast të ndryshimit të pronësisë mbi 10 për qind.

E kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemalj Rexha tregon se çka kanë të keqe këto ndryshime.

“Ne konsiderojmë që fakti që i jepet kjo kompetencë KPM-së është, shumë shumë e hershme dhe nuk ka kapacitet për të i kontrolluar mediat online, dhe nuk është mjaftueshëm e pavarur politikisht për ta bërë një gjë të tillë, e do bëhet më shumë e varuar me këtë ligj me faktin që numri i anëtarëve rritet nga 7 në 11-të, që ne e shohim si përpjekje për ta mbushur me njerëz të partisë politike në pushtet”, ka thënë Rexha.

Kundër është edhe juristja për të drejtat e medias Flutura Kusari. Ajo jep edhe disa arsye të tjera, shkaku i të cilave, sipas saj, ligji është i dëmshëm.

“Të gjitha garancionet që kanë garantuar pavarësinë e këtij institucioni janë zhdukur, duke mundësuar që kryetari të emërohet direkt nga deputetët dhe jo nga anëtarët si ka qenë deri tani, nëse ai është i mund ta mbajnë një mandat, por nëse deputetët humbin besimin në të, ai mund të shkarkohet lehtësisht”, ka thënë Kusari.

Ky projektligj u miratua më 59 vota pro, dhe 2 abstenime.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika