Ligji për pagën minimale shkon në Kushtetuese të premten

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për paga minimale. Miratimi i tij ka iniciuar shfaqjen e pakënaqësisë nga ana e veteranëve

Gjykata Kushtetuese

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten e 13 korrikut.

Të njëjtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së saj, ndryshimin e plotësimin e ligjeve që janë përcaktues të lartësisë së pagës minimale.

Dorëzimi i kësaj kërkese do të bëhet nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me fillim nga ora 10:00.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika