Ligji për zgjedhjet e përgjithshme do të përfundojë në Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka paralajmëruar dërgimin e Ligjit për zgjedhje në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se dërgimi i këtij ligji për vlerësim të kushtetutshmërisë është i domosdoshëm, pasi nuk është përfshirë Ligji për barazinë gjinore, në raport me listat zgjedhore të subjekteve politike

Një ballafaqim jo i këndshëm ndodhi pak ditë më parë mes presidentës Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti.

“Mollë sherri”, për krisje të raporteve u tha se është ligji për zgjedhjet e përgjithshme,  i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

E ky ligj duket se fatin do ta ketë në Kushtetuese.

Kështu është i bindur Avokati I Popullit i cili ka treguar se ky ligj nuk ka kaluar nëpër konsultime publike dhe si i tillë ka përjashtuar edhe ligjin për barazi gjinore që thotë se listat zgjedhore duhet të përfaqësohen 50 me 50.

“Të them të drejtën, unë nuk kam arritë me i dëgju çfarë kanë bisedu dhe për Avokatin e Popullit është pak e rëndësishme ajo çfarë diskutojnë të tjerët, e rëndësishme është ajo çfarë unë krijoj si bindje dhe kur konstatoj që një e drejtë ose një çështje duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të përpuethshmërisë së saj me Kushtetutën, unë besoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Naim Qelaj.

Qelaj, para katër ditësh i është drejtuar Presidentes Osmani me një letër duke bërë thirrje që të mund të ndryshohen pikat që supozohet se janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në këtë letër të njoftuar janë edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca edhe kryeministri Albin Kurti.

“Pavarësisht kësaj, ne i kemi dhënë mundësi Qeverisë dhe Kuvendit që deri në afatin për ushtrimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese të bëhet amandamentimi i ligjit, gjë që neve jo vetëm që kish me na e heqë nga lista një punë, por edhe kish me qenë vërtetë akt i një vullneti të mirë politik i cili do të përkrahej nga ana ime dhe do të ishte shumë inkurajuese”, ka vijuar Qelaj.

E pikërisht për këtë Ligj dhe për të diskutar tutje, nga Kabineti i Presidentes Osmani për Dukagjinin kanë thënë se gjatë javës do të zhvillohet një takim me Avokatin e Popullit.

Ndërkohë nga kabineti i kreut të legjislativit dhe atij të ekzekutivit nuk është thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë cështje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika