Ligji për Zgjedhjet, Haradinaj: Heq heshtjen zgjedhore që ishte kurth për ndëshkimin e subjekteve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar miratimin e Ligjit për zgjedhjet në Kosovë, duke theksuar se heqja e heshtjes zgjedhore është hap i rëndësishëm për të shmangur ndëshkimin e subjekteve politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, votimin me konsensus të Ligjit për zgjedhjet nacionale në Kosovë e ka quajtur lajm të “mrekullueshëm”.

Ai ka theksuar se ky ligj nuk paraqet një reformë thelbësore të sistemit zgjedhor, por ka adresuar disa prej shqetësimeve serioze që kanë qenë një brengë jo vetëm për AAK-në, por edhe për partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Haradinajt, ky ligj sjell lehtësime të mëdha për votimin e diasporës shqiptare, duke e mundësuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike, si dhe votimin me postë.

Lexo edhe: Hovenier përgëzon Kuvendin për miratimin e Projektligjit për Zgjedhje

“Ligji garanton numërim transparent e të mbikëqyrur të votave për kandidatë, shkurton kohën e numërimit për parti politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ligji gjithashtu heqë “heshtjen zgjedhore” që sipas tij e kishte kthyer në kurth për ndëshkimin e subjekteve zgjedhore dhe inkurajon partitë politike të kandidojnë më shumë gra.

Haradinaj është shprehur shumë i lumtur për kontributin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të AAK-ut në hartimin e këtij ligji, si dhe për arritjen e konsensusit politik që ka reflektuar edhe në votimin në Parlamentin e Kosovës.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës.

Ai e ka quajtur këtë hap të mirëseardhur si një shembull i rezultateve të mira që arrihen kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika