Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale është lënë në burg.
Avokati apeloi masën “arrest me burg” për Goxhajn, që u vendos më herët nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.
Ky është urdhërarresti i radhës nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Euronews Albania.
Më herët kjo gjykatë ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre udhëheqësit e luftës, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.