Limaj: Kam dashur të bëhem jurist por ngjarjet në vend kanë bërë të zgjedhë politikën

Në një rrëfim ndryshe nga debatet politike kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar se si fëmijë ishte përcaktuar të bëhet jurist, por se ngjarjet e atëhershme në Kosovë kanë bërë ta ndryshojë profesionin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se përcaktimi i tij për profesion ishte të jetë një jurist dhe në atë drejtim ka filluar studimet, por ngjarjet e atëhershme në vend e kanë bërë të zgjedhë politikën.

“Përcaktimi jetësor i joni nuk ka qenë i zgjedhur politika, rrethanat e tilla kanë qenë në Kosovë. Unë e kam dashur profesionin tim si jurist edhe si fëmijë e kam dashur e jam orientuar në këtë drejtim”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se profesioni i juristit është i jashtëzakonshëm dhe është profesioni “më i gjallë” dhe se sipas tij, nuk është një profesion jo atraktiv.

“Diferenca tek juristi është sa arrin t’i ngjallë shkronjat. Ligji është i gjallë, nuk është lexim. Prandaj dhe Kosova ka pak interpretues të ligjeve si jurist sepse çdo shkronjë në ligj, çdo nen është i gjallë. Ai përcakton rregullat, ai ta vendosë jetën, ai t’i zgjidhë problemet”, ka thënë tutje ai.

Limaj është shprehur se juridikun e ka shfrytëzuar edhe në politikë.

“Nuk kam hequr dorë nga profesioni, e kam shfrytëzuar edhe në politikë. Më ka shërbyer shumë në detyra, funksione, në Parlament si ligjvënës. Parlamenti është vendi ku bëhen ligjet edhe pa pasë profesionist mund të nxjerren ligje të këqija”, ka shtuar kryetari i Nismës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika