Limaj: Kosovës i duhet një vendimmarrës dhe një opozitë aktive

Fatmir Limaj, ka thënë se opozita në Kosovë duhet të jetë më aktive dhe të përfaqësojë më shumë qytetarët që i kanë votuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës po i mungon një menaxher dhe vendimmarrës dhe opozita duhet të jetë më aktive.

Limaj në emisionin “Zhurmë” në Radio Dukagjini përmendi se cilët sektorë të kësaj Qeverie kanë nevojë për një ndërhyrje.

“…Kosovës i mungon një menaxher, dhe vendimmarrës, njerëzit identifikohen me vepra konkrete. Sistemi jonë është i ndërtuar ashtu që nga kryeministri varen shumë sene, e ai duhet të jetë vendimmarrës…Shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe ekonomia janë këta sektorë që duhet të bëhet ndërhyrje”, ka thënë Limaj, duke shtuar se ndërhyrja në këta sektorë do të përmirësonte mirëqenien e qytetarëve.

Ai ka thënë se është i hapur ndaj partive opozitare, pasi Kosova ka nevojë për një opozitë aktive.

Sipas Limajt 50 për qind e popullsisë së Kosovës nuk po përfaqësohet në Parlament, për shkak të opozitës që nuk po ndërmerr diçka konkrete.

“Ne jemi më të hapur më të gjitha forcat politike, Kosova ka nevojë për një opozitë aktive, Kosova ka një opozitë që nuk po mund të kapet. Jemi të hapur me PDK dhe partitë tjera…50 % e popullsisë nuk po ndjehet e përfaqësuar në Parlament, e këtë nuk po e bën opozita”, ka shtuar Limaj.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika