Limaj: Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt, është e gatshme për bisedime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se subjekti që ai udhëheq nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë grup politik deri më tani, por është i gatshëm të angazhohet në procesin e krijimit të institucioneve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Limaj garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku Nisma fitoi tri ulëse në Kuvend, ndërkaq partia e Ramush Haradinajt siguroi pesë mandate tjera.

Limaj që në ditët e para pas zgjedhjeve kishte deklaruar se është hapur për bashkëpunim për formimin e qeverisë së re.

Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj

“Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. Dhe Nisma është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet, që Kosova të mos shkoj në një krizë parlamentare. Ne nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik. Çka do të ndodhë, do të shohim nesër e tutje. Dhe nga nesër fillon ky proces. Nesër mund të ketë zhvillime… Kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm me u ul me bisdu”, ka thënë Limaj.

Haradinaj: S’kam pasur komunikim me Limajn – nëse mbështet Kurtin, ndahet në mënyrë të turpshme

Ai u përgjigj edhe deklaratave të partnerit të tij të koalicionit, kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili më herët e kishte cilësuar të “turpshme” një bashkëpunim të mundshëm mes Limajt dhe Albin Kurtit, duke shtuar se i kishte dërguar edhe një shkresë.

“Nesër i keni, sigurisht mund të kenë zhvillime… Nuk e di çka ka ndodhur, unë s’kam pranuar. Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush, unë nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim diku që dikush mos të takohet. Nëse ju keni parë ndonjë takim, ndonjë marrëveshje, nëse keni parë ju ndonjë grupim dhe unë kam munguar, keni të drejtë me thënë. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim. Deri më tani ne nuk kemi asnjë marrëveshje politike me askënd. Normalisht, kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë”, ka thënë Limaj, duke mos komentuar deklarimet e kryetarit të AAK-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika