Limaj për vizitën te ish-bashkëluftëtarët: Nuk kisha besuar se do të rikthehesha në Hagë pas 20 vjetësh

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se po e ka të vështirë t'i përshkruajë emocionet e tij nga takimet me ish-shokët e luftës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politik të UÇK-ës, Hashim Thaçin, ish- zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, ish- shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.

Limaj ka rrëfyer rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetësh, duke thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar që mund të vije dita që ai do t’i vizitonte ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pas 20 vjetësh nga lirimi i tij nga burgu i Hagës, ku ishte shpallur i pafajshme.

“S’kam besuar që do të vijë një situatë e tillë. Që do të kthehem pas 20 viteve si vizitor për t’i vizatuar bashkëluftëtarët e mi, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtetndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.

“Kur kam hyrë në Holanda më janë kujtuar të gjitha sakrificat e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëj vizitë në Hagë. Familjarët e mi më kanë ardhur më kanë vizatuar për 3 vitet me radhë , edhe unë i ndjeva atë dhimbje, vuajtje, sakrifica, të cilat ata i kanë kaluara gjata gjithë asaj sfide që unë kam pasur, sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai.

Më tej, Limaj ka thënë se në ndërtesën e burgut të Hagës, ai ishte mësuar që ta vizitonin e jo t’i vizitonte të tjerët.

“Me dilte parasysh takimi me familjarët e mi, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e di mirë, edhe për atë hezitojë, s’e dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë”, ka thekuar ai.

Ndërkohë, Limaj ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut, të cilët e kishin ruajtur atë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.

“Njëri nga gardianët më njohu me thirri Limaj, edhe u përqafova më të, pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thashë nuk më paske harruar, ma ktheu tha ‘nuk paske ndryshuar’”, ka treguar Limaj.

Ndërkohë, ai ka thënë se po e ka të vështirë t’i përshkruajë emocionet e tij nga takimet me ish-shokët e luftës.

“Fatkeqësisht janë aty ku janë, por fatmirësisht mirë dijen pse janë nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë, por janë për shkak të një vepër të madhe lirisë së Kosovës, e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika