Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Limaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës dhe e ka cilësuar daljen publike të Trendafilovës për të dhënë sqarime si shenjën e parë të efektit të ligjit.

Ai ka theksuar se Trendafilova, sipas tij, nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ligjin e ri, por është përqendruar në interpretimin e bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.

Sipas Limajt, kryetarja e këtij institucioni nuk ka të drejtë të komentojë apo interpretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa vlerësoi se ajo ka qenë e kujdesshme në deklarimin e saj.

“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj.

Limaj, mes tjerash, u shpreh se asnjë nga gjërat që ka deklaruar Trendafilova nuk është e vërtetë pasi siç thotë ai asnjë nga standardet evropiane nuk është respektuar në rastin gjyqësorë ndaj ish-katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Asnjëra nga ato që tha nuk janë respektuar, asnjë standard të drejtësisë ndërkombëtare nuk është respektuar në këtë proces gjyqësorë prej mënyrës se si janë paraqitur faktet, me çfarë standardi të drejtësisë ndërkombëtare janë pranu faktet e Serbisë të regjimit të Millosheviqit”, u shpreh Limaj.

Limaj, mes tjerash, u shpreh se edhe strategjia shtetërore si formimi i grupit punës nga Qeveria e Kosovës ka efekt vetëm nëse vazhdohet me implementimin Ligjin të ri për Specialen ndërsa sipas tij nëse tentohet të pranohet ndonjë menim nga Gjykata Kushtetuese tek Dhomat e Specializuara kurrëfar efekti nuk ka ky grup punues.

Sipas, Limaj, edhe monitorimi do të duhej të bëhej para aktgjykimit të 16 shtatorit dhe jo në Apel.

“Apeli im tek deputetët është që të qëndrojnë tek Ligji i ri dhe mos të merren me çështje tjera”, u shpreh Limaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika