Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të deklarohet për media në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të mbahet seanca konstituive.
Limaj, që po rikthehet në Kuvend pas një periudhe mungese, u shpreh shkurtimisht duke thënë: “Sot është ditë solemne”, pa dhënë ndonjë koment tjetër për qëndrimet e tij.
Emri i tij ka qenë ndër më të përfolurit ditëve të fundit si partner i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e shumicës prej 61 deputetësh për formimin e institucioneve.
Megjithatë, një ditë më parë, Limaj deklaroi se ende nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen, duke lënë të hapur mundësinë, por pa konfirmuar një koalicion të mundshëm.