Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, Serbia fiton nga plani franko-gjerman

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në procesin dialogues, Kosova është në situatë të vështirë, duke potencuar se Serbia del më shumë fituese se sa Kosova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar në dy vitet e fundit dhe fajtor për këtë çështje, sipas tij  është vet kryeministri i vendit Albin Kurti.

Limaj për planin e prezantuar nga evropianët, thotë se me këtë rast, Serbia e fiton Asociacionin dhe nuk e njeh Kosovën si shtet. Ai ka shtuar se njohja reciproke është larguar nga kjo marrëveshje, teksa konsideron se dialogu ndër vite e ka pasur këtë synim.

“Ka degraduar dialogu për dy vitet e fundit, nga bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen brenda. Kanë qenë tri principe; e para marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obliguar me njohje brenda. E dyta ka qenë një princip që nëse nuk merremi vesh për të gjitha, nuk jemi marrë vesh për asgjë dhe e treta njohja në fund. Të gjitha këto u zhduken dhe erdhëm në një situatë me një propozim (plani franko-gjerman), dhe kjo ka ardhë si rezultat i sjelljes së këtij njeriu (Kurtit)”, ka thënë Limaj për EO.

“Ato zhvillime e tensionime që ndodhën në veri të vendit, praktikisht jemi në një situatë ku ne sot 14 për qind e territorit të Kosovës nuk ka ligjshmëri. Një pjesë e madhe e territorit, sot është e paqeverisshme, nuk ka institucione të Kosovës. Bota po thotë se është problem sigurie. Për t’u rikthyer serbët në institucione, duhet me u plotësu kushtin që e kanë nxjerrë, pra Asociacionin”, është shprehur Limaj.

Serisa për marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Limaj ka thënë se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e përmendin më njohjen reciproke. Shkak sipas tij janë ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës, me ç’rast fajtor e bën kryeministrin Kurti.

“Dy presidentët e ShBA-së, Trump dhe Biden, kanë kërkuar njohjen. Tash më nuk ka këso kërkesa. Tashmë vijnë mesazhe nga këto qendra që duhet pranohet marrëveshja franko-gjermane që nuk e ka njohjen brenda, dhe ky është degradim, kjo ka ndodhur për këto dy vite, sepse ato ‘filmat’ që u bënë vitin e kaluar e kur policia jonë u bllokua nga barrikadat vitin e kaluar në veri, pra të gjitha këto krijuan një situatë krejt tjetër të pakoordinuar e të pamenduara, dhe ia dhanë një shkas presidentit Vuçiqit që t’i largojë serbët nga institucionet”, ka shtuar kryetri i Nismës Socialdemokrate.

Limaj ka theksuar se në procesin dialogues, Kosova është në situatë të vështirë, duke potencuar se Serbia del më shumë fituese se sa Kosova.

“Kurrë pozicionin më të vështirë negociues nuk e kemi pas sikur tani. Me këtë marrëveshje që po flitet tani, vetëm Serbia fiton. Nuk humb asgjë, njohje nuk jep, Asociacionin e fiton. Kosovën e ka humbur territorialisht moti. Të gjitha këto negociata janë bërë që me e pas njohjen e ndërsjellët. Njohjen nuk e jep, çka jep tjetër Beogradi nga ky proces, asgjë përveç që merr. Asociacionin pa njohje”, ka thënë tutje Limaj për EO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika