Lind foshnja pa shenja jete në Pejë, prindërit akuzojnë spitalin

Një familje nga Peja po dyshojnë se stafi mjekësorë në Spitalin rajonal të Pejës, neglizhuan punën dhe si rrjedhojë fëmija I tyre lindi pa shenja jete. Televizioni Dukagjini ka qëndruar gjatë ditës në Pejë dhe ka marrë versionin e familjes. Derisa me këtë nuk po pajtohen nga Spitali. Rasti tashmë është hapur edhe në Polici

Foto ilustruese nga pamjet e RTV Dukagjinit: Spitali Rajonal i Pejës

Për nëntë muaj e priten më padurim, por procesi i lindjes nuk shkojë ashtu siç e  kishin menduar.

Familja Berisha nga fshati Ruhot i Pejës, ndonëse prisnin që të dëgjonin zërin e fëmijës së parë të familjes, kjo dëshirë ju kthye në hidhërim mesditën e së mërkurës të tetë marsit.

Më dhembje të madhe, Rukije Berisha rrëfen të gjithë procedurën që nga dërgimi i nuses në Spitalin e Pejës për të lindur, e deri te momentin kur e morën lajmin e hidhur.

Sipas Rukije Berishës, nusja e tyre nuk kishte pasur asnjëherë probleme gjatë shtatzënisë.

Por, me akuzat e familjes Berisha, të cilët po e akuzojnë për neglizhencë Spitalin e Pejës, nuk po pajtohen këta të fundit.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, Spitali Rajonal i Pejës, thonë se deri të vdekja e foshnjës ende pa lindur erdhi nga diçka tjetër.

“Sipas parametrave obsterik lindja vendosët që të bëhet si lindje  e rregullte duke respektuar rregullat protokollare.Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikëqyrja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes.Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbëshjtellur kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së foshnjës”, thuhet nga Spital Rajonal i Pejës.

Me kërkesën e familjarëve dhe nën dyshimin për neglizhencë nga ana e stafit të Spitalit, foshnja e pa jetë është dërguar për obduksion.

Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës, thotë se janë duke u bërë të gjitha hetimet për këtë rast, derisa shtonë se po presin  raportin e autopsisë.

Foshnja e cila kishte lindur gjatë ditës së djeshme pa shenja jetë tashmë është varrosur nga familjaret, derisa lehona po vazhdon qëndrimin në Kliniken e Gjinekologjisë në Pejë.

Ky nuk është rasti i parë që në Pejë, dyshohet për vdekje të foshnjave.

Një rast tjetër kishte tronditur vendin, në dhjetor të vitit 2022.

Një foshnjë e porsalindur pa shenja jete në atë kohë ishte futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe, pikërisht në spitalin e Pejës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika