Linda Bekteshi është Drejtoreshë e Administratës në komunën e Obiliqit.
Për arritjet e saj profesionale, organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network e nderoi Bekteshin si “Ambasadore e Paqes”.
Këtë e bëri të ditur vetë Bekteshi në rrjetin social Facebook.
Ajo ndihet mjaft e lumtur dhe e nderuar për vlerësimin që i është bërë.
Postimi i saj i plotë:
Sot u nderova me titullin “Ambasadore e Paqes” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.
Jam shumë e lumtur dhe falenderuese për vlerësimin!
Një falënderim i veçantë për rekomandimin për promovimin e vlerave të Kosovës dhe përkrahjen mikut të çështjes shqiptare Tahir Shabanit i cili sot më dorëzoi titullin.