Canelo Alvarez, kampioni i shumëfishtë i botës në boks, ka kërcënuar në mënyrë sensacionale Lionel Messin, pasi ka akuzuar futbollistin legjendar për mosrespektim të flamurit të Meksikës.
Messi ishte lojtari i ndeshjes, pasi Argjentina siguroi një fitore vendimtare 2-0 ndaj Meksikës në Kupën e Botës, të shtunën.
35-vjeçari, i konsideruar gjerësisht si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, shënoi një gol të bujshëm nga jashtë zonës, për ta çuar Argjentinën në avantazh 1-0. Më pas, ai dha asistimin për Enzo Fernandez, për ta dyfishuar avantazhin e Argjentinës.
Për çfarë e ka akuzuar Alvarez, Messin?
Pasi pësoi një humbje shokuese 2-1 ndaj Arabisë Saudite javën e kaluar, kjo ishte një lojë që fituesit e Kupës së Amerikës, thjesht duhej ta fitonin.
Alvarez reagoi ndaj një videoje të festimeve të Argjentinës duke akuzuar Messin për mosrespektim të fanellës ose flamurit të Meksikës.
Pamjet bënë bujë në rrjetet sociale dhe më në fund arritën në Alvarez, i cili ka reaguar furishëm.
Afición mexicana poniéndose ayer el jersey de #Messi #Argentina 🇦🇷 y su ídolo pateando la playera de #México 🇲🇽que estaba en el suelo. pic.twitter.com/j9PcnAo3WT
— Uriel Chacón | (@DimeChacon_) November 27, 2022
Në një seri postimesh, për Daily Mail, Alvarez shkroi “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë?
Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej.
Ashtu si unë e respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën!”
Duke marrë parasysh që Messi ka shkaktuar kaq pak polemika gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, është e vështirë të imagjinohet se qëllimi i tij ishte të mos respektonte Meksikën.
Pas fitores së Argjentinës, duket se ai thjesht po përpiqej të hiqte këpucët dhe përfundoi duke shkelmuar fanellën e Meksikës.