Lipjan: Gjendet një 70-vjeçar pa shenja jete në rrugë

Një person është gjetur pa shenja jete sot, më 03.03.2024, në Sllovi të Lipjanit

Foto nga vendi i ngjarjes, Kallxo.com

Një person i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, më 03.03.2024, në Sllovi të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Kallxo.com.

“Rreth orës 17:00 Policia është njoftuar se trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas tij, viktima është një burrë i moshës 70-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, e sipas Hoxhës, “trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”.

“Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka theksuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika