Lipoveci: Sulmi në Zubin-Potok i ka të gjitha elementet e sulmit terrorist

Me 29 nëntor është goditur nga një shpërthim i fuqishëm i eksplozivit tek kanali i Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut.

E,Lorik Lipoveci – Njohës i emergjencave civile ka thënë se ky shpërthim i ka të gjitha elementet e nevojshme për të emërtuar si “akt terrorist” dhe është sulmi më i madh i shkaktuar deri më tani.

Lipoveci në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini u shpreh se në parim infrastruktura kritike në Kosovë dhe në tërësinë e saj është konfidenciale.

“Ky është një akt terrorist. Sulm i madh dhe i ka të gjitha elementet e aktit terrorist. Ata që planifikojnë këto sulme zakonisht janë me paramendim dhe direkt për shkaktimin e dëmeve të mëdha në infrastrukturën e një vendi. Infrastruktura kritike e një vendi si tërësi e ligjeve dhe të tjera që përfshijnë fushën e emergjencave civile, e në veçanti ky ligj është miratuar në vitin 2018. Infrastruktura kritike e në tërësinë e saj është konfidenciale.

“Situata gjeo-politike i ka ngritur në vëmendje të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare  këtë drejtim. Ministri i MPB-së është ai i cili menaxhon dhe kordinon me infrastrukturë kritike dhe me emergjenca civile në Kosovë”, theksoi Lipoveci.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika