Prapavija e fotografive të kësaj familjeje është një pamje e jashtëzakonshme.
Bëhet fjalë për Liqenin e Ujmanit, që në ditët më të nxehta të vitit, ka parë një rritje të numrit të vizitorëve.
Ujkan Kameri është një prej tyre, që bashkë me familjen e tij nga fshati Çabër i komunës së Zubin Potokut, kishin zgjedhur pikërisht brigjet e këtij liqeni për të kaluar këtë ditë.
Krahasura me vitet e kaluara, siguria, që ishtë një prej shqetësimeve kryesore, ka shkuar duke u rritur.
“Kom vendos me ardhë më familje , familja ka qenë më rrall a unë kom ardhë edhe më heret, vij edhe lahem edhe vizit, I takoj kësaj komune edhe vi. Gjendja është e mirë po s’paska popullat kemi mendu që ka pak ma shumë, nuk është një vend krejt I sigurt por është ma I sigurt se para dy ose tri vite”, ka deklaruar Ujkan Kameri- Banor i fshatit Çabër.
Ramë Peci nga Mitrovica e Jugut, përmend se megjithëse i dinin bukuritë e Liqenit, për shkaqe të ndryshme, kryesisht shqetësimeve për sigurinë, nuk kishin vizituar liqenin.
“Kom ardhë edhe më herët por sot kom ardhë me këta djemt e ri pasi ata nuk janë ardhë asnjëherë, kjo ka qenë gjithmon mrekulli por ne s’kemi mundur deri tash me ardhë. Tash do të vim edhe më familje do të përdorim edhe për mu la”.
Tash kur gjendja politike ka ndryshuar, Kryetari i Komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri, bënë thirrje që banorët e Kosovës të vizitojnë këtë liqe, madje thotë se do të kenë edhe investime.
“Ne kemi plan ide ti funksionalizojm ato që I meriton komuna e Zubin potokut, pasi është një zon turistike, ju keni pa qfarë ofron Liqeni I Ujmanit, është një pjesë e qytetarëve që kanë fillu me frekuentu dhe I bëjë thirrje që të shkojnë e ta vizitojn. Kemi probleme më funksionalizimin e stafit teknik të Komunës për ti jetësu projektet e komunës, natyrisht projekti është investimet në turizëm”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri shton se do të punojnë edhe për lirimin e hapsirave publike përreth liqenit.
Liqeni i Ujmanit, me një sipërfaqe prej gati 12 kilometrash katrorë, pjesën më të madhe të tij ose saktësisht 9.2 kilometra katrorë i ka në territorin e Kosovës e pjesën tjetër në territorin e Serbisë.