Në pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në liqenin e Ujmanit, janë vendosur tabela me simbole zyrtare shtetërore.
Përmes një postimi në “Facebook”, këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.
“Një hap tutje. Në të gjitha hyrjet në pronat e NHE “Ibër-Lepenc” SH.A në liqenin e Ujmanit janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore,” ka shkruar Mujka.