Liri lanson këngën e re “Zemer”

Këngëtari i njohur shqiptar, Liri, ka kthyer në skenë një projekt të ri muzikor me këngën e tij të re "Zemër", e shoqëruar me një videoklip. Në këtë projekt, Liridon Tahiri, i njohur si "Liri", paraqitet me një atmosferë ritmike, që pritet të kapë vëmendjen e publikut

Këngëtari i njohur shqiptar, Liri, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Zemer” mban titullin kënga e tij më e re, të cilën po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Liridon Tahiri, i njohur me emrin artistik “Liri” vjen me një projekt ritmik, i cili besohet se do të pëlqehet shumë edhe nga publiku.

Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Endrit Mumajesin (MUMA), ndërsa për producimin është kujdesur Lorikm dhe Aspekt.

Për vijën melodike theksojmë se është përkujdesur Liri.

Kjo këngë e tij vjen një muaj pas “Buena” dhe hitit tjetër “Maybach” i cili numëron mbi 5 milion klikime në platformën “Youtube”.

I njëjti ka marrë vëmendje në estradë për shkak të stilit të tij dhe mënyrës së të interpretuarit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika