“Liri, pavarësi, demokraci”- fraza e Rugovës thuhet në tri gjuhë nga Osmani në PE

“Liri, pavarësi, demokraci”.

Kjo është fraza e ish-presidentit Rugova, me të cilën presidentja e Republikës së Kosovës hapi fjalimin e saj në Parlamentin Evropian.

Presidentja Osmani ka theksuar se ndonëse dikur këto fjalë ishin vizioni i Kosovës, tashmë janë realiteti i popullit të saj.

“Liri, pavarësi, demokraci. Këto tri fjalë nuk janë vetëm fjalë të përsëritura me pasion nga dr. Ibrahim Rugova. Ato ishin me të vërtetë pasioni i njerëzve të Kosovës. Sot, ai vizion i Rugovës dhe heronjve tanë dhe i njerëzve tanë është realiteti. Kosova sot është e lirë, Kosova sot është e pavarur dhe Kosova sot është një fener i demokracisë”, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani kujtoi kohën e luftës në Kosovë, gjersa përmendi edhe Rugovën, asokohe fitues i çmimit “Saharov”. Ajo tha se fjalimi i tij dha një shpresë për Kosovën.

“Ishte para 25 vjetësh këtu në Strasburg, kur lideri ynë vizionar presidenti Ibrahim Rugova i ishte dhënë çmimi “Saharov” nga Parlamenti Evropian. Atë ditë ai ishte prezantuar nga presidenti i atëhershëm i parlamentit si burri që ishte zëri i popullit të tij, popull që rrallë mund të bëjnë veten të dëgjohen. Rugova e mori çmimin si një njohje e sakrificës së kosovarëve dhe sfidave të tyre drejt lirisë, dhe e përdori këtë platformë për t’iu kërkuar mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit të bëhen bashkë në emër të këtyre vlerave që ky bashkim qëndron, ai i kërkoi Evropës t’u vinte në ndihmë njerëzve të shtypur. Në mesin e luftës, kur tanket po hynin në qytetin tim Mitrovica, isha vetëm 15 vjet në atë kohë dhe më kujtohet se si ai fjalim na dha shumë shpresë. Më në fund po dëgjoheshim. Evropa jo vetëm që na kishte hapur dyert e saj për presidentin Rugova, por kishte hapur zemrën dhe mendjen për njerëzit e shtypur sistematikisht…sot jam e nderuar të jem presidentja e parë e Kosovës së pavarur të flas para Parlamentit Evropian dhe, më e rëndësishmja, të them faleminderit”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika