Lirigzon Emini tregon bakshishin më të madh që ka pranuar

Një përformancë e jashtëzakonshme ishte pjesë e emisionit “Super Trend”.

Lirigzon Emini, i shoqëruar me kitarë nga Antoni përformoi sonte këngë të bukura shqipe në emisionin “Super Trend” me Mirdon Pacolli, në Radio Dukagjini.

Emini deklaroi se e kishte ëndërr që nga fëmijëria që të shkonte në shkollë të muzikës, e ëndrrën e ndoqi duke përfunduar shkollën e mesme të muzikës.

Artisti është mjaft aktiv në skenën muzikore, duke bërë të ditur se muaji shtator do ta sjell lansimin e albumit të tij akustik me këngë të vjetra shqipe, këngë këto në të cilat tha se e gjen vetën dhe i flen shpirti.

Emini theksoi se tash e 5 vjet është aktiv me përformim në dasma tash e 5 vjet, më shumë në rajonin e Ferizajt por përformon anëembanë Kosovës, e edhe jashtë kufijve.

Këngëtari gjatë intervistës e tregoi një fakt, që shumë këngëtarë tjerë nuk kanë dëshirë ta bëjnë publik, e ky është bakshishi më i madh që ka pranuar në ndonjë përformim. Deklaroi se kjo ka qenë gjatë këtij viti, ku ka marrë 9 mijë euro për 2 orë përformancë në një aheng privat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika