Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për lirimin e zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, ka thënë se "ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas lirimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lexo më shumë: Lirohet zv.drejtori i Policisë, është rrugës për në Kosovë

Gërvalla ka thënë se ky veprim erdhi nga Serbia pas mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja dhe njëherit dhe zëvendëskryeministrja është shprehur se Jankoviq ishte ndaluar për “dy ditë me radhë arbitrarisht”  dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika