Gjatë vizitës së sotme të kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës, Aleksandër Arsenijeviq, lider i Demokracisë Serbe dhe një individ tjetër janë arrestuar për shkak të shpërndarjes së rendit dhe qetësisë publike.
Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, tha për Portalin Dukagjini se të dy politikanët janë liruar.
“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike, sjellje arrogante, kundërvajtje për gjykatë”, tha Elshani.
Arrestohet politikani Arsenijeviq, fishkëllente kundër vizitës së Kurtit