Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Tri infermieret e dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë





Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar nga paraburgimi tri infermieret me inicialet A. P.,  A.R., si dhe R. (A.) K., në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Avokati, Veton Berisha i angazhuar për mbrojtjen e të pandehurës, Aurona Pelaj ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se të tria janë liruar nga paraburgimi.

“Të tria janë liruar nga paraburgimi. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme dhe arsyetimet e vendimit janë aty”, ka deklaruar Berisha.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A. R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A. P. e R. K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP. PP. nr. 336 /2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP. nr. 1561 /2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në njoftimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme të pandehurat nuk mund të ndikojnë në asgjësimin dhe ndryshimin e provave dhe as nuk mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët me çka edhe është aprovuar kërkesa e mbrojtësve të të pandehurave.

“Kjo gjykatë konsideron se nuk qëndron baza ligjore e parashikuar me dispozitat e nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 të KPPK, sepse siç rezulton nga shkresat e lëndës nuk ka arsye për të besuar se të pandehurat do të asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, nuk qëndron fakti se të pandehura do të mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës” thuhet në vendim.

 

 

No description available.

 

No description available.

No description available.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Kjo tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infermiere, e që veprimet e kësaj të fundit përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka marrë licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika