Lirohet Agim Ademi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për lirimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, nga masa e arrestit shtëpiak

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Ende pa i mbushur një muaj nga masa e paraburgimit, Agim Ademi është liruar nga masa e vendosur nga prokuroria.

Kreu i FFK-së për momentin ndodhet në selinë e Federatës së Futbollit, pra në vendin e punës.

Ndryshe, Agim Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.

“Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ishin veprat penale për të cilat akuzohet Ademi.

Së fundmi, Kosova u vizitua nga një delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika