Lirohet aktivisti i PDK-së, i cili i kishte hedhur dinarë të printuar ambasadorit Berishaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se aktivisti i PDK-së, i cili ishte arrestuar gjatë ditës për protestën e tij simbolike ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, është liruar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi (në të djathtë) dhe aktivisti i PDK-së Milot Krasniqi (në të majtë)

Aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi, i cili gjatë ditës ishte arrestuar për protestën e tij simbolike ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, tashmë është liruar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se në vend të aktivistit të PDK-së, është dashur të arrestohet ambasadori Martin Berishaj, sipas tij për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës.

“Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës. Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, akuzoi ambasadorin Berishaj se ka marrë miliona euro nga “kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë”.

Tutje ai ka shkruar se Berishaj do duhej të fliste para organeve të drejtësisë dhe jo në konferenca, teksa ka shtuar se partia e tij nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të aferës që dyshohet se është i përfshirë Berishaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika