Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg në Serbi që nga janari i vitit 2024

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte).

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vëllau i tij. Ai ka thënë se janë duke shkuar rrugës për ta marrë atë.

Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024.

Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, z.Dakaj kishte dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024.

Ndërsa me datë 10.01.2024, z.Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.

Mirëpo në korrik, avokati i Dakajt, Xhevdet Smakiqi në emisionin FIVE në Dukagjin kishte deklaruar se ndaj Dakajt po ushtrohet dhunë nga organet serbe në Beograd.

“Po bëhen gati 6 muaj dhe gjendja e tij është e keqe edhe shpirtërisht, sepse është ushtruar dhunë nga organet e Serbisë. Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd. Dhe tashmë, familja e tij e ka angazhuar një avokat atje me autorizim. Dhe sipas kodit të procedurës penale edhe të Serbisë, pritet në shtator të fillojë gjykimi. Sepse deri më tani nuk kemi arritur të lirohet,” ka thënë Smakiqi në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Avokati Smakiqi kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencë, duke theksuar se përveç deklarimeve formale, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të ndihmuar të arrestuarit nga Serbia.

“Ka pasur një neglizhence një s’ka interesim fare nga Qeveria e Kosovës pasi përveç një vizite që e ka bërë i ngarkuar me punë në Beograd, zoti Jashari. Dhe postimi apo deklaratave formale që i ka bërë Qeveria nuk ka pasur asnjë sukses të organizmit të ndonjë monitorimi nga organizatat ndërkombëtare e as ndërmjetësit në Bruksel. Është evidente që ka pasur dhunë, bashkëshortja e tij e ka pasur një hematomë në vetull. Dhe jo veç ai, por të gjithë të burgosuri tjerë në Serbi janë duke u keqtrajtuar dhe nuk pritet asnjë gjykim i drejtë… konsiderohen si rob lufte”, kishte thënë Smakiqi.

Ndërsa Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli kishte komentuar arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, Hasan Dakaj, duke thënë se Serbia nuk arreston, por kidnapon.

“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, ka shkruar Haxholli.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika