Lirohet Molliqaj, thotë se ka përndjekje politike ndaj tij

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimi i tij gjatë ditës së enjte, ka arsye politike, sipas tij pushteti dëshiron të ngjallë frikë tek ai

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë protestës së veteranëve

Kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pasi është liruar ka thënë se arrestimi i tij ka qenë “Tentim frikësimi e shfaqje e forcës, në një kohë kur kundërshtimi qytetar po rritet ndaj kësaj qeverie”.

Përmes një reagimi në Facebook, ai ka thënë se këtë ia kanë konfirmuar vetë policët të cilët e kishin arrestuar.

“Më arrestuan me pompozitet, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar 16 ditë më parë, edhe ai i lëshuar jashtëligjshëm. Më liruan pas 2-3 orësh sepse s’kishin si t’më mbanin kur edhe urdhërarresti edhe arrestimi ishin të paligjshme”, ka thënë ai.

Molliqaj, është arrestuar të enjten, pasi kishte përfunduar protesta e veteranëve të luftës, në të cilin kishte marrë pjesë.

Përvec, Molliqajt, ishin arrestuar edhe aktivistët e PSD-së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi, për të cilët deri në këto momente nuk dihen arsyet e arrestimit.

Ditë më parë, për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për shkak se ai nuk ishte paraqitur në gjykatë, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja Vlora Pacolli-Rexhepi kishte thënë se urdhërarresti për të do të jetë aktiv një vjet.

Në seancë kishte munguar  edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës, i njëjti, ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit.

Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pas një përleshjeje fizike që kishte ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika