Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës si drejtor i Autoritetit të Pellgjeve, është liruar nga masa e paraburgimit.
Këtë ka konfirmuar avokati i tij, Ahmet Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Hafizi, që u arrestua më 10 tetor të vitit të kaluar, dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.