Lirohet Nemanja Vllaskovic, njëri ndër udhëheqësit e grupit që sulmoi gazetarët në veri

Nemanja Vllaskoviq, njëri ndër udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më 29 maj

Njëri ndër udhëheqësit e grupeve në veri që kishte sulmuar gazetarët gjatë raportimit atje, Nemanja Vllaskovic, është liruar me dorëzani.

Lajmin për Dukagjinin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Po është e vertetë që është liruar dje, me dorëzani”, ka thënë Lumnije Surdulli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të tij pas lirimit.

Arrestimi i Vllaskovic ishte bërë më 19 qershor. Lajmin për këtë e kishte dhënë vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit ‘Kallxo’ në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, situatat e tensionuara kanë qenë evidente qysh nga fundi i majit të këtij viti, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Zgjedhja e tyre u kundërshtua dukshëm nga banorët serbë, të cilët mbajtën protesta në vazhdimësi.

Nga këto protesta, gazetarët u sulmuan fizikisht nga ana e protestuesëve. Njëherit, atyre iu dëmtuan pajisjet dhe veturat.

Të lënduar pati edhe ushtarë të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika