Është liruar nga paraburgimi opozitari serb, Nikola Sanduloviq, kështu të paktën ka bërë të ditur avokati i tij, Çedomir Stojkviq.
Stojkoviq ka thënë se vendimi për arrestimin e tij ishte politik dhe se i ka paraprirë edhe rrahjes së Sandulloviqit.
“Sapo ka dalë nga burgu për t’u mbrojtur ndaj akuzës se ‘vuri lule mbi varrin e një vajze shqiptare’”.
Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
Vendimi për arrestimin e tij ishte një vendim politik urrejtjeje. Asaj i ka paraprirë edhe rrahja e Nikolla Sanduloviqit.
Vendimi për lirimin e tij për t’u mbrojtur kundër akuzës për “vënien e një lule në varrin e një fëmije shtatëvjeçar” është gjithashtu drejtpërdrejt politik, sepse autoritetet në Beograd urdhëruan lirimin e tij për shkak të presionit në rritje perëndimore ndaj Serbisë për shkak të ndaj këtij vandalizmi të dukshëm ndaj Sandulovuqit”, ka shkruar ndër të tjera Stojkoviq në X.
📢 Nikola Sandulović @Sandulovic_N je upravo pušten iz zatvora, da se brani sa slobode od optužbe da je "položio cveće na grob albanske devojčice".
Odluka dolazi samo sat vremena nakon što je Parlamentarna skupština Saveta Evrope pozvala na njegovo hitno puštanje.
Odluka o… https://t.co/N1IFBQOap2 pic.twitter.com/Iqr8gr7cYu
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 15, 2024