Lirohet për qarkullim rruga “Besim Ndreca” në Veternik

Pamje nga rruga "Besim Ndreca" në Veternik, 20 maj 2024.

Në Veternik është liruar për qarkullim rruga “Besim Ndreca”, e cila për disa orë ka qenë e pakalueshme për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Intervenimi është kryer nga zjarrfikësit e Prishtinës dhe, sipas tyre, përpos reshjeve të shiut, shkaktar për bllokim janë mbeturinat që kanë bllokuar sistemin e ujërave atmosferike.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Prishtinë kanë shkaktuar dëme materiale, të cilat po sanohen nga ekipet e zjarrfikësve dhe autoritetet e emergjencave, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në një njoftim, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë durim në trafikun e ngarkuar, i cili është ndikuar nga ndërhyrjet në rrugë nga ekipet e emergjencës.

Pamje nga rruga “Besim Ndreca” në Veternik, 20 maj 2024.
Pamje nga rruga “Besim Ndreca” në Veternik, 20 maj 2024.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika