Lirohet Radoiçiqi,i ndalohet hyrja në Kosovë, Rrustemi : Në fakt Radoiçiqi duhet të vijë në Kosovë

 Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka komentuar vendimin e organeve të drejtësisë së Serbisë për të ia ndalur terroristit Milan Radoiçiq hyrjen në Kosovë

Adnan Rrustemi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka komentuar vendimin e organeve të drejtësisë së Serbisë për të ia ndalur terroristit Milan Radoiçiq të futet në Kosovë.

Në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rrustemi ka shkruar se krimineli serb duhet të vijë në Kosovë.

“Në fakt Radojçiqi duhet të vije në Kosovë. Ky është vendi i vetëm ku duhet me ardh ai”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Terroristi Millan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radojiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka raportuar mediumi serb Danas.

Sipas këtij vendimi, Radoiçiq do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika